e premte, 8 mars 2013


Konkursi per EASA2013 Zuzemberk, Slloveni
Konkursi per pjesëmarrje në EASA Reaction 2013, Zuzemberk, Slloveni


Kushtet për aplikim:

1. Reflektimi mbi temën e sivjeme të EASA2013, me anë të një fotografie apo kolazhi fotografish digjitale. Tema Reaction-Reagimi, duhet të trajtohet në suaza të arkitekturës dhe urbanizmit në Kosovë.

Formati i fotogrfisë apo kolazhit duhet të jetë  JPG me rezolucion më së paku 300 dpi. Fotografia duhet te kete dimensione standarde ndersa forma e portretizimit  është e lirë.

2. Fotografisë/kolazhit duhet ti bashkangjitet nje tekst i shkurtër në anglisht, i cili do të përshkruajë këndvështrimin mbi temën, e cila duhet të jetë e portretizuar në fotografi/kolazh digjital.

3. Data e fundit per aplikim eshte 22 marsi 2013

4. Materiali per aplikim duhet të niset në email adresen easa.kosovo@gmail.com
Bashkangjitur materialit per aplikim duhet te dergohen te dhena si:

-Emri dhe mbiemri
- Viti i studimeve
- Universiteti
- Kodi i kombinuar prej 4 shifrave dhe shkronjave, i cili do të përdoret për të vlerësuar materialet për aplikim (p.sh AB12)

5. Të gjitha aplikacionet te cilat nuk i përmbushin kushtet e aplikimit, do të përjashtohen nga konkurimi.

7. Për të gjitha gjërat që doni të dini për EASA2013 Zuzemberk, këtu mund ta gjeni paketën e aplikuesit : http://issuu.com/easa_slovenia/docs/participant-pack

8. Të gjitha materialet e dërguara do të publikohen në http://www.facebook.com/easakosova , ku me anë të numrit të like-ve që do të mblidhen dhe së bashku me vlerësimin e kontaktuesve kombëtarë (NC-ve për Kosovë), do të shpallen pjesëmarrësit në EASA 2013.

9. Për më shumë pyetje, drejtohuni në easa.kosovo@gmail.com




Cka është EASA?       


Mbi 400 arkitektë të rinjë takohen për dy javë cdo verë duke marrë pjesë në ligjerata, bisedime, punëtori, ekspozita që lidhen me temën e propozuar nga qyteti në të cilin mbahet evenimenti. Tema lidhet me reflektimin e vendit si dhe intervenimit në të, e cila zhvillohen në nivel praktit dhe teorik

EASA është themeluar në vitin 1981 kur studentët e arkitekturës nga Liverpooli, ftuan kolegët e tyre nga e Evropa të vinin për të diskutuar dhe propozuar zgjidhjet për problemet e qytetit të tyre. Përafërsisht 300 arkitektë të rinjë u bashkuan me temën “Duke filluar eksperiencën e EASAs”. Që atëherë, cdo vit, studentët evropianë të arkitekturës takohen në një qytet tjetër me qëllimin e shkëmbimit të ideve dhe vizioneve në arkitekturë.


EASA - European Architecture Students Assembly është një rrjet i arkitektëve të rinjë i cili në bashkëpunim me arkitektë dhe artistë profesionistë, hulumton arkitekturën, qytetin dhe teknologjinë e sotme. Është një platformë për shkëmbimin e ideve, eksperiencave dhe reflektimeve të studentëve në një punë interaktive grupore.