Cka është EASA?
Mbi 400 arkitektë të
rinjë takohen për dy javë cdo verë duke marrë pjesë në ligjerata, bisedime,
punëtori, ekspozita që lidhen me temën e propozuar nga qyteti në të cilin mbahet
evenimenti. Tema lidhet me reflektimin e vendit si dhe intervenimit në të, e
cila zhvillohen në nivel praktit dhe teorik
EASA është themeluar
në vitin 1981 kur studentët e arkitekturës nga Liverpooli, ftuan kolegët e tyre
nga e Evropa të vinin për të diskutuar dhe propozuar zgjidhjet për problemet e
qytetit të tyre. Përafërsisht 300 arkitektë të rinjë u bashkuan me temën “Duke
filluar eksperiencën e EASAs”. Që atëherë, cdo vit, studentët evropianë të
arkitekturës takohen në një qytet tjetër me qëllimin e shkëmbimit të ideve dhe
vizioneve në arkitekturë.
EASA - European
Architecture Students Assembly është një rrjet i arkitektëve të rinjë i cili në
bashkëpunim me arkitektë dhe artistë profesionistë, hulumton arkitekturën, qytetin
dhe teknologjinë e sotme. Është një platformë për shkëmbimin e ideve,
eksperiencave dhe reflektimeve të studentëve në një punë interaktive grupore.
Nuk ka komente:
Posto një koment